Flash

DW: 3 ditë protestë në Tiranë, kaosi shtrihet edhe në rrethe

Lapsi.al 15 October 2026

DW: 3 ditë protestë në Tiranë, kaosi shtrihet edhe në

Prej orës 09:00 të mëngjesit, studentët kanë vijuar protestën e tyre për të tretën ditë radhazi. Skenari ka qenë i ngjashëm me atë të dy ditëve të mëparshme, me tensione dhe sulme ndaj disa institucioneve kryesore në qendër të Tiranës.

Protestuesit kanë sulmuar godinat e Kryeministrisë, Kuvendit, Bashkisë së Tiranës dhe Teatrit të Kukullave. Ata kanë tentuar të sulmojnë edhe selinë e Partisë Socialiste, por janë shpërndarë pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Rama: Tërheqja vetëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike 

Gjatë mbrëmjes, protesta është përqendruar përpara Kryeministrisë, ku janë shkaktuar dëme edhe në disa biznese private. Një kioskë është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.

Policia ka shpërndarë protestuesit me gazlotsjellës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ky i fundit ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen dhe se largimi i tij do të ndodhë nëpërmjet zgjedhjeve demorkatike. 

DW: 3 ditë protestë në Tiranë, kaosi shtrihet edhe në

Studentët dhe nxënësit e gjimnazeve i janë bashkuar tashmë protestës së nisur muaj më parë duke marshuar dhe përshkallëzuar shprehjen e indinjatës. Si rrjedhojë ka përplasje mes tyre dhe forcave të rendit. Protesta po përhapet edhe në qytete të tjera si Durrës, Shkodër, Korçë.

Të martën dhe të mërkurën (13.10 - 14.10.2026) në Tiranë pati përleshje të dhunshme për disa orë mes policisë dhe protestuesve. Demonstruesit hynë me forcë në disa ndërtesa qeveritare dhe i vunë zjarrin të paktën njërës prej tyre. 

BE thirrje për përmbajtje

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë përsëriti thirrjet e tij të mëparshme për uljen e tensioneve dhe dënoi ashpër "përshkallëzimin e dhunshëm gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private".

"U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci", thuhej në deklaratë.

Të mërkurën, BE-ja bëri gjithashtu thirrje për një hetim të menjëhershëm të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia.

Prej më shumë se katër muajsh, protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë mbledhur rregullisht mijëra pjesëmarrës. /DW

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI