Flash

Egnatia mund të arkëtojnë miliona akoma: ja sa kanë fituar rrogozhinasit e Dinamo nga UEFA

Dinamo e mbylli aventurën pas eliminimit nga Pafos, ndërsa Egnatia, edhe pse u ndal në Europa League, ka siguruar një shumë të konsiderueshme dhe vazhdon në fazën e ligës së Conference League.

Lapsi.al 27 August 2026

Europa nuk matet vetëm me gola dhe kualifikime. Për klubet shqiptare, ajo është edhe një mundësi ekonomike që mund të ndryshojë dimensionin e një sezoni. Dinamo e mbylli aventurën pas eliminimit nga Pafos, ndërsa Egnatia, edhe pse u ndal në Europa League, ka siguruar një shumë të konsiderueshme dhe vazhdon në fazën e ligës së Conference League.

Konkretisht, Dinamo largohet me 1.45 milionë euro pas një aventure të suksesshme, ndërsa Egnatia garanton 3.17 milionë euro nga UEFA dhe një tjetër kapitull në Europë.

Dinamo, një hap larg një shpërblimi edhe më të madh

Pafos i mbylli Dinamos rrugën europiane, por eliminimi nuk e zhvlerëson një aventurë që i solli klubit kryeqytetas edhe një përfitim të rëndësishëm financiar. Pas 1-1 në Elbasan dhe humbjes 4-2 në Qipro, blutë largohen nga Conference League me 1.45 milionë euro të garantuara nga UEFA. Një shumë që do të ishte rritur ndjeshëm nëse Dinamo do të kishte kapërcyer pengesën e fundit. Kualifikimi do t’i sillte klubit edhe 1.72 milionë euro të tjera.

Këtu qëndron edhe pengu i madh. Dinamo ishte vetëm një hap larg jo vetëm nga një tjetër sukses sportiv, por edhe nga një injeksion financiar që mund të ndikonte drejtpërdrejt në ambiciet e sezonit.

Egnatia, historia që shpërblehet me miliona

Në anën tjetër, Egnatia po jeton verën më të suksesshme të historisë së saj. Eliminimi nga Lillestrøm i mbylli ëndrrën e Europa League, por kampionët shqiptarë kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League.

Shpërblimi financiar është po aq domethënës: 3.17 milionë euro të garantuara nga UEFA vetëm për rrugëtimin në fazën kualifikuese. Një shifër që nuk përfshin të ardhurat nga biletat, sponsorët apo burime të tjera të lidhura me aventurën europiane. Sigurisht që, për njerëzit e Dedes, bonusi mund vetëm të rritet, sepse çdo fitore apo barazim në fazën kampionat të Conference League do të përkthehet në të ardhura, pa llogaritur këtu një kualifikim të mundshëm në fazën me eliminim direct.

Europa ndryshon përmasat

Këto shifra tregojnë se Europa nuk është më vetëm një vitrinë për klubet shqiptare. Është një burim real të ardhurash dhe një mundësi për të investuar në skuadër, infrastrukturë dhe të ardhmen. Dinamo mbetet me pengun e asaj që mund të kishte fituar. Egnatia, ndërkohë, tashmë ka edhe një trofe të padukshëm në duar: një sezon europian që po e kthen suksesin sportiv në kapital për të ardhmen. Në fund, për klubet shqiptare, çdo fitore europiane ka dy vlera: atë që shihet në tabelë dhe atë që numërohet në kasafortë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI