Flash

Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos e një vajzë në Belgjikë

Lapsi.al 6 August 2026

SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati.

Hoxha u arrestua më 5 maj në Ohajo dhe akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos dhe të një gruaje shqiptare në Belgjikë, në vitin 1997. Aktualisht në ngarkim të tij nga autoritetet shqiptare është vënë një dënim prej 25 vitesh, ndërkohë ai kërkohet edhe nga autoritetet belge për të ekzekutuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë për vrasjen e Brunilda Dervishit.

Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë. Sipas hetimeve disavjeçare, veprimtaria kryesore e Sokol Hoxhës në Belgjikë ishte prostitucioni, aktivitet i cili u bë edhe shkak për një vrasje të kryer prej tij në këtë shtet.

Dyshohet se Hoxha kishte inskenuar një martesë me Brunilda Hoxhën me qëllim shfrytëzimin e saj, të cilën më pas e qëlloi për vdekje në një lokal në Bruksel, pasi ajo refuzoi t'i bindej urdhrave të tij. Pas krimit në Belgjikë, Hoxha u largua drejt Britanisë së Madhe duke përdorur identitet të rremë si refugjat kosovar, një taktikë e njohur përmes së cilës siguroi edhe lejen e qëndrimit.

Ai nisi kështu një jetë të re, me identitet krejt tjetër, por sërish me barrën e rëndë të tre viktimave në Shqipëri dhe në Belgjikë. Pas më shumë se dy dekadash, agjencitë hetimore shqiptare morën indicie se vendodhja e Hoxhës ishte në SHBA, pasi agjenci ligjzbatuese amerikane, belge, britanike, kosovare u angazhuan për të shkëmbyer informacione mbi këtë kriminel. Pas arrestimit në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimin me homologët belgë për transferimin në Shqipëri edhe të vendimit penal të dhënë nga drejtësia belge, me qëllim koordinimin e procedurave për vuajtjen e dënimeve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI