Flash

Protests, 310 injured since October 13

310 people have been injured since October 13, during protest-related situations, according to data reported by hospital structures. According to a statement f...

23:24

Ankimohet tenderi 11.4 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin qendror dhe verilindor

Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 mln euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore në rajonin qendror dhe verilindor

Lapsi.al 2026-10-12 09:14:00

Ankimohet tenderi 11.4 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve

Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 mln euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore në rajonin qendror dhe verilindor të vendit është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Procedura e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), e cila u mbyll shtator, është kundërshtuar nga një operator ekonomik lidhur me vlerësimin e ofertave.

ARRSH e hapi tenderin në fjalë më 8 maj 2026, me objekt “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor – Kontrata B”, me fond limit prej 1.09 miliardë lekësh, pa TVSH.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen e rrugëve për një periudhë 48-mujore, ndërsa tashmë procedura është objekt shqyrtimi në KPP, pas ankesës së paraqitur për vlerësimin.

Rrugët që përfshin kontrata

Sipas relacionit teknik që shoqëron procedurën, kontrata përfshin gjithsej 294.1 kilometra rrugë, të ndara në 18 segmente, që shtrihen nga zona e Tiranës dhe Durrësit deri në Mat, Bulqizë dhe Peshkopi.

Ndër akset kryesore janë Tapizë–Fushë-Krujë–Thumanë, Fushë-Krujë–Rinas–Vorë, Qafë-Kashar–Rinas, Thumanë–Milot, Maminas–Lalëz–Shën-Pjetër, si dhe segmentet e autostradës Tiranë–Durrës dhe rrugës Durrës–Kavajë–Rrogozhinë.

Në pjesën verilindore, kontrata përfshin rrugët Skuraj–Burrel, Burrel–Qafë-Bualli, Qafë-Bualli–Ura e Topojanit dhe lidhjet drejt Peshkopisë.

Mirëmbajtja me performancë parashikon ndërhyrje në shtresat asfaltike, riparimin e bankinave, sinjalistikës horizontale dhe vertikale, barrierave mbrojtëse, sistemeve të kullimit dhe veprave të artit. Kontrata përfshin gjithashtu menaxhimin e trafikut gjatë punimeve dhe mirëmbajtjen dimërore në segmentet verilindore.

Relacioni teknik evidenton problematika të ndryshme në akset e përfshira. Në rrugën Sharrë–Ndroq–Plepa, shtresat asfaltike përshkruhen si të amortizuara, ndërsa sinjalistika ka nevojë për rehabilitim. Në segmentin Skuraj–Burrel evidentohen dëmtime të asfaltit, deformime dhe nevoja për ndërhyrje në muret mbajtëse.

Kontrata parashikon mirëmbajtje rutinë, punime rehabilitimi dhe ndërhyrje emergjente në rast dëmtimesh nga fenomene natyrore. Për disa segmente që janë pjesë e projekteve të tjera të investimit, mirëmbajtja do të zbatohet për periudha më të kufizuara.

Tenderi është pjesë e një pakete më të gjerë prej katër kontratash për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar. Fondi limit i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër, në momentin e hapjes së procedurave, ishte 4.46 miliardë lekë, ose rreth 46.7 milionë euro, pa TVSH./ N.Maho

 

 

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI