Flash

Dalin PAMJET/ Momenti i përplasjes mes biznesmenëve Bedinaj dhe Muça në Orikum

Lapsi.al 2026-09-03 20:43:00

Dalin PAMJET/ Momenti i përplasjes mes biznesmenëve Bedinaj dhe

Janë publikuar pamje të tjera nga brenda hotelit në zonën e Orikumit, ku pati një përplasje mes biznesmenëve Vasil Bedinaj i "Regina Hotel" dhe "Luan Muça" i Delta Group. Nga pamjet shihet momenti kur personat e armatosur me pistoleta në dorë futen në ambientet e hotelit.

Në një moment, ata bisedojnë në një tavolinë, dhe disa persona të tjerë duket se ruajnë në distancë. Pas një kohe të shkurtër shihen edhe diskutimet dhe më pas lëvizin nga ambientet e hotelit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të ditës së enjte. Mollë sherri mes dy biznesmenëve thuhet se është bërë një çështje pronësie. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik dhe policia thotë se grupi i Muçës i ka vënë një gjobë prej 5 milionë eurosh Bedinajt ose duhej të largohej brenda 489 orësh nga Shqipëria.

Më pas autorët janë larguar nga ambientet e hotelit. Gjatë largimit personat e grupit të Muçës janë pikasur nga policia. Ata janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI