Flash

Irani dënon me vdekje dy gra që morën pjesë në protestat e janarit

Lapsi.al 31 August 2026

Gjykatat iraniane kanë dënuar me vdekje dy gra për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare janarin e kaluar. Njoftimi u bë të hënën nga grupet e të drejtave të njeriut. Taraneh Rahimi dhe Leila Aboulhasani dolën në gjyq në raste të ndara që lidhen me incidentet në Isfahan, ku kulmuan demonstratat e mëdha më 8 dhe 9 janar.

Taraneh, 20 vjeç, u dënua me vdekje së bashku me 9 burra të tjerë për incidentet në një shesh ku mbetën dy persona të vdekur, njëri prej të cilëve ishte anëtar i forcave të sigurisë. Të pandehur të tjerë në të njëjtin rast, përfshirë motrën e Taraneh, Romina, u dënuan me burgim deri në 36 vjet.

"Avokatët e të pandehurve nuk kishin qasje në shumë nga dosjet e tyre dhe nuk kishin kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar dokumentet dhe provat", - raportoi HRANA.

Leila Abolhasani, 43 vjeç, një kozmetologe dhe nënë e dy adoleshentëve, u shpall fajtore për djegien e një dyqani gjatë një proteste. Të afërmit e saj i mohojnë akuzat dhe thanë se ajo thjesht po filmonte zjarrin. Çështja e saj i është referuar Gjykatës së Apelit.

Që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara, Teherani ka ekzekutuar 29 burra të akuzuar për protestat, sipas organizatës joqeveritare Iran Human Rights (IHR) me seli në Norvegji. Asnjë grua nuk është ekzekutuar për akuza të tilla, por të paktën 16 janë ekzekutuar për vepra të tjera penale.

Në prill, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ripostoi në Twitter një mesazh në platformën X nga një aktivist i ri pro-Izrael, i cili pretendonte se 8 gra iraniane përballeshin me varje dhe bëri thirrje për lirimin e tyre. Megjithatë, disa nga këto gra nuk ishin dënuar me vdekje dhe të tjerat ishin liruar tashmë. 

Njëra prej tyre, Bita Hemati, ishte dënuar me vdekje për hedhjen e blloqeve të betonit nga një çati drejt forcave të sigurisë, por HRANA raportoi po atë muaj se dënimi i saj ishte rrëzuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI