Flash

“Kam dështuar si nënë”, Britney Spears rrëfen dhimbjen për djemtë e saj

Lapsi.al 9 August 2026

Britney Spears ka bërë një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, duke pranuar se ka pasur momente kur ka menduar se “ka dështuar si nënë”, pasi njëri prej djemve të saj i ka thënë se nuk beson te Zoti.

Këngëtarja 44-vjeçare ndau të premten një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku foli për marrëdhënien me dy djemtë e saj, Sean Preston, 20 vjeç, dhe Jayden James, 19 vjeç, si edhe për plagët e së kaluarës dhe konfliktet me prindërit e saj.

Spears tha se, pavarësisht gjithçkaje, ajo vazhdon të besojë fort në Zot dhe në ekzistencën e një “Shpirti të Shenjtë që qëndron lart në mbretërinë e qiellit”.

Në postimin e saj, këngëtarja iu rikthye edhe një episodi që, sipas saj, ka ndodhur rreth pesë vite më parë. Spears pretendon se prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears, i kanë marrë djemtë e saj në plazh pa dijeninë e saj.

Ajo kujtoi se si kjo situatë e kishte bërë të ndihej e poshtëruar dhe e pafuqishme.

“ U ula në gjunjë dhe qava për dy muaj”, shkroi Spears, duke përshkruar dhimbjen që kishte përjetuar në atë periudhë.

Këngëtarja kritikoi gjithashtu mënyrën se si ishte trajtuar gjatë viteve dhe tha se, pavarësisht se e konsideron veten “jashtëzakonisht inteligjente”, nuk ka pasur mundësinë të jetojë siç dëshironte.

“Unë kurrë nuk pata mundësinë të isha vetvetja”, shkroi ajo, duke pretenduar se ishte “programuar” të jetonte në një sistem ku njerëzit përfitonin prej saj.

Spears shkroi më tej se e konsideron veten një “engjëll” dhe se dëshiron të rigjejë lidhjen e saj shpirtërore.

“Dua të afrohem me Zotin, ta bëj zemrën time sa më të bukur në aspektin shpirtëror dhe të kem sërish ëndrra”, u shpreh ajo.

Britney Spears ka kaluar vite të vështira që prej famës së saj si adoleshente. Ajo qëndroi për 13 vite nën një kujdestari ligjore, e cila përfundoi në vitin 2021, pasi këngëtarja foli publikisht për kontrollin që, sipas saj, babai i saj kishte ushtruar mbi jetën dhe vendimet e saj.

Në muajt e fundit, Spears ka qenë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale dhe problemeve ligjore.

Megjithatë, ajo duket se ka rindërtuar marrëdhënien me dy djemtë e saj, të cilët i ka nga martesa me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

Rrëfimi i fundit i Spears vjen vetëm pak kohë pasi ajo foli edhe për një eksperiencë të pakëndshme me botoksin, duke paralajmëruar ndjekësit e saj që të jenë të kujdesshëm me procedurat estetike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI