Flash

Këshilli i Sigurimit presion prokurorëve të SPAK? “Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit”

Lapsi.al 28 September 2026

Këshilli i Sigurimit ka dalë me një deklaratë pas arrestimit të ish-shefes së SHISH, Vlora Hysenit me të cilën i tërheq veshin prokurorëve të SPAK që vepruan pasi gjetën mesazhet në celularin e Ergys Agasit. Bëhet fjalë për mesazhe kompromentuese të Vlora Hysenit e cila sipas SPAK ishte e angazhuar kundër hetimit të Agasit me të cilën ajo ishte në një lidhje.

Pas konferencës së një dite më parë, ku Rama këmbënguli tek prezumimi i pafajësisë së Hysenit, duke e quajtur “ekstreme” masën që u mor ndaj saj, këtë të hënë edhe Këshilli i Sigurimit u vendos në të njëjtën linjë duke u shprehur se:

“Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”.

Nuk kuptohet qartë se çfarë konsideron presidenca “çështje individuale”, por në tryezë ishte edhe shefi i SPAK, Klodian Braho, ndërkohë që hetimi për Vlora Hysenin është firmosur nga prokurorët, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

“Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional” u shpreh presidenca në deklaratën përfundimtare.

Me decentralizimin e organeve të drejtësisë që kreu reforma në drejtësi, prokurorët e SPAK kanë pavarësi të plotë në dosjet e tyre hetimore. Në të kaluarën, kjo ka prodhuar përplasje mes drejtuesit të SPAK dhe prokurorëve të tjerë, megjithatë është ende herët për të thënë që Klodian Braho ka marrë përsipër të frenojë vartësit e tij në hetime të caktuara.

Një ditë më parë në konferencën për mediat, Rama tha se "Këshilli i Sigurisë, thirrur nga Presidenti i Republikës, është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale dhe diskutuar mbi garancitë që duhet t’i mbrojnë institucionet tona, e mbi të gjitha ato të sigurisë kombëtare, kur drejtuesit apo punonjësit e tyre rrëshqasin nga binarët e bëhen subjekt i një hetimi penal".

Ashtu siç pritej, presidenca ka dalë e alarmuar nga Këshilli i Sigurimit, jo për faktin se drejtuesja e SHISH informonte hap pas hapi një person të shpallur në kërkim që akuzohej për grup të strukturuar kriminal, por se prokurorët nxorrën urdhër-arresti për të duke ndalur rrjedhjen e informacionit.

Reagimi i plotë

Tiranë, më 28 shtator 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se: 

Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI