Flash

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

Lapsi.al 27 May 2026

Kosova hyn të enjten zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të krijuar nga dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës, ndërsa gara pritet të dominohet nga përplasja mes Albin Kurtit, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmanit.

Lëvizja Vetëvendosje do ta hapë fushatën tw enjten me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj në orën 19:30, ku Albin Kurti synon të kërkojë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitetin hapës në qendër të Ferizajt në orën 20:00, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nisë zyrtarisht fushatën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë në orën 18:00. LDK hyn në zgjedhje me Vjosa Osmani si kandidate për presidente dhe Lumir Abdixhikun për kryeministër.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta çelë fushatën në Gjakovë në orën 19:45, me Ardian Gjinin në garë për kryeministër, pas tërheqjes së Ramush Haradinaj nga drejtimi i partisë.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata do të zgjasë deri më 6 qershor, vetëm një ditë para votimit. Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI