Flash

LDK hap fushatën, Abdixhiku: Vjosa Osmani është zgjidhja e vetme për republikën tonë

Lapsi.al 28 May 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme. Kryetari Lumir Abdixhiku në fjalën e tij ka deklaruar se Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar në vend.


Sipas tij, është LDK partia e cila do t’i jap ambicie këtij vendi

“Sonte, kemi ardhur para jush me një bindje të thjeshtë, por të fuqishme: se kjo gjendje nuk është fati ynë. Se çka po ju ofrohet nuk është fati ynë! Se Kosova mundet më shumë se kjo zymtësi. Se njerëzit tanë kanë nevojë për më shumë ambicie. Se këtij vendi do t’i japim ambicie”, tha Abdixhiku.

Ai tutje deklaroi se “Pikërisht për këtë arsye, sonte vijmë para jush me plan për të nesërmen. Një që e nxjerrë Kosovën nga fundi i trishtë, në vend me dinjitet, siguri, zhvillim e integrim euroatlantik”, tha ai. 

"Vjosa Osmani është zgjidhja e vetme për republikën tonë. Presim presidenten e gjashtë dhe të shtatë të republikës sonë, Vjosa Osmani Sadriut", tha Abdixhiku. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI