Flash

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, në pranga 4 persona në Tiranë

Lapsi.al 30 September 2026

Një tjetër skemë mashtrimi online është goditur në Tiranë. Katër persona janë arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim dhe një 23-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pas një operacioni të zhvilluar në një ambient në rrugën e Kavajës. Sipas policisë, ambienti ishte përshtatur me poste pune dhe përdorej për të kontaktuar e mashtruar qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian përmes platformave online.

Në pranga ranë E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç. Ndërkohë, pronari i ambientit, T. B., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se e administronte aktivitetin së bashku me personat e tjerë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 13 njësi kompjuterike, 19 telefona celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me skemën. Operacioni, i koduar “INVESTING”, u zhvillua nga strukturat e krimit ekonomik, krimit kibernetik dhe forcat operacionale të Policisë së Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë dhe për të përcaktuar përmasat e mashtrimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI