Flash

Mediat greke dhe italiane, jehonë arrestimit të Vlora Hysenit

Lapsi.al 22 September 2026

Agjencia e lajmeve ANSA i ka kushtuar vëmendje çështjes së Vlora Hysenit. “Një urdhër arresti është lëshuar për Vlora Hysenin, drejtoreshë e shërbimeve të inteligjencës shqiptare dhe një shtetase nga Kosova” – shkruan agjencia italiane e lajmeve.

Sipas ANSA, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) urdhëroi masën paraprake si pjesë e një hetimi ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i cili akuzohet për korrupsion në lidhje me tenderët e Agjencisë Shtetërore për Sistemet e Informacionit.

“Agasi, i cili kishte qenë në arrati për disa muaj, u arrestua gushtin e kaluar. Sipas raportimeve të medias, ajo akuzohet për "zbulim të sekreteve shtetërore". Hetimi përfshiu edhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda; shtëpia e tij u kontrollua dhe telefoni i tij u sekuestrua, por ndaj tij nuk u morën masa paraprake. Megjithatë, drejtori i laboratorit të policisë mjeko-ligjore dhe një kriminalist janë arrestuar” – shkroi ANSA.

Edhe mediat greke i kanë dhënë hapësirë lajmit.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se “ky është skandali më i fundit i korrupsionit që godet qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili është përballur me një sfidë prej muajsh për shkak të një plani të diskutueshëm për një kompleks turistik në pjesën jugore të vendit, i mbështetur nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner”.

Në shkrim thuhet se Hyseni ka drejtuar Shërbimin Shtetëror të Inteligjencës së Shqipërisë (SHISH) që nga viti 2023. Emërimi i saj shkaktoi polemika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe rolit të saj të mëparshëm si zëvendëskryetare e shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga i cili u shkarkua.

“Ish-shefi i policisë Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra në fillim të këtij viti, u paraqit gjithashtu para SPAK këtë mëngjes si pjesë e të njëjtit rast. Hetimi po synon gjithashtu Ermal Beqirin – i cili u arrestua në Francë në fund të gushtit – dhe biznesmenin Ergys Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht” – thekson gazeta greke. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI