Flash

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

Lapsi.al 3 September 2026

Një tjetër hap është ndërmarrë për përmbylljen e proceseve të legalizimit dhe trajtimin e të drejtave të pronarëve të pasurive të prekura nga këto ndërtime. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqet e të cilave janë zënë nga ndërtime të legalizuara. Vendimi synon të garantojë trajtimin e ish-pronarëve, duke vijuar paralelisht procesin e pajisjes së banorëve me parcelat ndërtimore.

Agjencia Shtetwrore e Kadastrws njofton se nw kuadwr tw kwtij vendimi, 1901 banorë përfitojnë mundësinë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore. Ndërkohë, 328 prona do të trajtohen për kompensim financiar, ndërsa fondi i akorduar për këtë qëllim arrin në 840,702,155.51 lekë. Në procesin e kompensimit përfshihet një sipërfaqe totale prej 61,477.13 metrash katrorë truall.

Pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, lista e përfituesve do të bëhet publike edhe në platformën online “Përfituesit e parcelës ndërtimore & Subjektet që kompensohen”, në faqen zyrtare të ASHK-së. Kjo platformë u mundëson qytetarëve të verifikojnë nëse janë pjesë e listës së përfituesve, si për pajisjen me parcelë ndërtimore, ashtu edhe për trajtimin për kompensim financiar. Vendimi është pjesë e procesit të vijueshëm për zgjidhjen e problematikave të krijuara nga ndërtimet pa leje dhe legalizimet, duke synuar krijimin e një ekuilibri mes të drejtave të poseduesve të objekteve të legalizuara dhe të drejtave të pronarëve të truallit.

Kompensimi financiar i pronarëve të prekur nga legalizimet është parashikuar edhe në vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave. Në qershor 2026, për shembull, u miratua një tjetër vendim për këtë kategori, me një fond prej rreth 870.7 milionë lekësh dhe 422 prona të trajtuara për kompensim. Me vendimin e ri, procesi vijon me një tjetër paketë pronash dhe përfituesish, duke synuar përmbylljen graduale të proceseve kalimtare të pronësisë dhe forcimin e sigurisë juridike mbi pronën.

Të këshilluara

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI