Flash

Nuk ndalet protesta/ Qytetarët zbresin sot sërish në shesh për ditën e 55-të

Lapsi.al 24 July 2026

Qytetarët rikthehen edhe këtë të premte në protestë, duke shënuar ditën e 55-të të mobilizimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen një ditë pas përplasjeve para Kuvendit, ku policia përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë protestuesit. Protestuesit goditën me vezë automjetet e deputetëve. Pas ndërhyrjes u shoqëruan në komisariat disa aktivistë.

Gjatë protestës së djeshme, qytetarët akuzuan policinë për përdorim të tepruar të forcës dhe deklaruan se mes të prekurve kishte të moshuar, fëmijë dhe persona me probleme shëndetësore. 

Protesta, e cila nisi si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Organizatorët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Edhe sot pritet që protestuesit të marshojnë në rrugët e kryeqytetit me pankarta dhe flamuj kombëtarë, duke përsëritur thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi".

Të këshilluara

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI