Flash

Parandalohet një sulm terrorist ndaj një baze ajrore ushtarake në Angli 

Lapsi.al 27 September 2026

Policia britanike arrestoi të dielën 5 persona nën dyshimet për terrorizëm dhe vepra penale me eksplozivë pranë një baze ajrore në Angli, e cila përdoret nga bombarduesit me rreze të gjatë veprimi amerikanë në luftën kundër Iranit.

Njësitë e ushtrisë për çaktivizimin e bombave shkuan në vendngjarje, ndërsa dhjetëra shtëpi aty pranë janë evakuuar si masë paraprake, teksa hetimi është duke vijuar.

Arrestimet u kryen pasi u morën informacione nga banorët e zonës menjëherë pas mesnatës. Personat nuk janë identifikuar dhe për ta nuk është dhënë asnjë e detaj për një motiv të mundshëm.

Përveç veprave të dyshuara penale me eksplozivë, burrat u “arrestuan më tej me dyshimin për përgatitje të një akti terrorist”, sipas policisë kundër terrorizmit. Ligjet kundër terrorizmit i lejojnë policisë së Mbretërisë së Bashkuar të mbajë në arrest të dyshuarit deri në 14 ditë para se të akuzohen.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti arrestimet “fantastike”, duke thënë se SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar i kishin personat nën hetim për “një kohë të gjatë”.

“Të punoja me Britaninë, ishte një punë e mrekullueshme”, u tha Trump gazetarëve në Çikago. “Ata po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha në fortesën tonë dhe puna me britanikët funksionoi shkëlqyeshëm. I kishim nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe i kapëm”, tha ai.

Ambasada e SHBA-së në Londër i paralajmëroi amerikanët në Mbretërinë e Bashkuar të “ushtrojnë kujdes dhe të jenë të vetëdijshëm për sigurinë personale” pas arrestimeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI