Flash

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, elbasanasit rrahin Mustën: "Sot është bërë një masakër"

Lapsi.al 29 August 2026

Sfida mes Elbasanit e Vllaznisë ka përfunduar barazim, por me shumë polemika për shkak të dy golave të anuluar në minutat e fundit nga arbitri Maleta me ndërhyrjen e sistemit VAR. Situata ka degjeneruar në fund, ku pas futjes në tunelin e dhomave të zhveshjes presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri ka goditur me grusht asistentin e arbitrit Ergys Spahiu. 

Nga ana tjetër, tifozët verdheblu nuk kanë suportuar dot faktin që Emiljano Musta luan për Vllazninë, duke shënuar madje edhe një nga golat e anuluar dhe e kanë sulmuar në daljen nga stadiumi. Një ndeshje që nuk gjen paqe, aq më tepër që Vllaznia ka marrë një qendrim të qartë, mbi atë që ndodhi nga arbitri Maleta: "Sot është bërë një masakër, një padrejtësi në kurriz të lojtarëve të Vllaznisë. Kemi 4 muaj që dalim në stërvitje përditë. Janë këta djem që nuk takojnë familjarët, nuk takojnë niprit dhe mbesat. Jemi përditë në punë. 30 gradë, 40 gradë, shi, borë, diell. Nuk di çfarë të them. Këtu është ngrënë mundi i të gjithë lojtarëve dhe stafit. Nuk e di ku është problemi i Vllaznisë. Nuk e di çfarë i ka bërë Vllaznia, Bajramit dhe Maletës. Ndoshta problemi i Vllaznisë është se jemi shumë në veri të vendit, dhe është larg kryeqyetit. Nuk e kuptoj këtë gjë. Duhen marrë masa".

Presidenti Xhaferri godet me grusht asistentin e arbitrit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fundin e ndeshjes në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Vllaznisë e mbyllur me rezultatin 1-1. Pas përfundimit të takimit presidenti i ekipit shkodran, Alban Xhaferi ka zbritur në dhomat e zhveshjes ku ka goditur me grusht asistenin Ergys Spahiu. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari Klajdi Kola në studion e “Super Gol”. “Presidenti i Vllaznisë goditi me grusht arbitrin. Është lajm i konfirmuar”, u shpreh Kola. 

Tifozët e Elbasanit godasin Mustën

Tifozët e Elbasanit kanë goditur ish-lojatrin e tyre Emiljano Mustën, tani pjesë e ekipit shkodran jashtë ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena”. Gjatë ndeshjes tifozët verdheblu ofenduan Mustën në mënyrë të turpshme dhe pse ndeshja luhej pa tifozë. Pas mbarimit të sfidës ndërsa lojtari po i drejtohej autobusit të ekipit, një grup tifozësh goditën Mustën me grushte. Policia nuk arriti të ndalonte tifozët dhe pse ndodheshin në stadium. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të lojtarëve të Vllaznisë për të larguar tifozët e Elbasanit. Musta pas goditjeve që mori arriti të largohet dhe të futet në autobus.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI