Flash

VAR i heq fitoren Vllaznisë, plasin polemikat: dy gola të anuluar në kohën shtesë shpëtojnë Elbasanin

Vllaznia dukej se e kishte fituar ndeshjen në minutat shtesë, por VAR ndërhyri dy herë dhe ndryshoi fatin e sfidës.

Lapsi.al 29 August 2026

Një fund i çmendur në Elbasan, dy gola të anuluar dhe shumë polemika. Vllaznia dukej se e kishte fituar ndeshjen në minutat shtesë, por VAR ndërhyri dy herë dhe ndryshoi fatin e sfidës. Shkodranët largohen me vetëm një pikë, ndërsa Elbasani mund të ndihet me fat që shpëtoi nga humbja. Dy gola të anuluar në minutat e fundit i mohojnë shkodranëve fitoren. Martini përjashtohet pas protestave, ndërsa Elbasani shpëton me një pikë.

Elbasan Arena ishte skena e një prej përfundimeve më të tensionuara të javës së dytë të Superiores. Vllaznia dhe Elbasani ndanë nga një pikë, por barazimi 1-1 nuk tregon dot gjithë historinë e një sfide që në fund u vendos më shumë nga episodet sesa nga loja. Shkodranët e nisën me një alarm të madh për vendasit. Që në minutën e dytë, Balaj goditi traversën, ndërsa Elbasani u përgjigj dhe e ktheu ndeshjen në një betejë të hapur.

Vllaznia godet e para, Elbasani reagon

Pas rasteve të njëpasnjëshme, kombinimi Balaj-Murataj solli avantazhin e Vllaznisë në minutën e 18-të. Murataj nuk gaboi dhe i dha shkodranëve epërsinë. Elbasani nuk u dorëzua. Loja kaloi nga njëra portë te tjetra, me Gjinin, Drosin dhe Hebajn që krijuan momente rreziku. Ritmi mbeti i lartë edhe pas pushimit, ndërsa të dyja skuadrat shpërdoruan mundësi që mund të kishin ndryshuar rezultatin.

Në një moment, Murataj pati ndoshta mundësinë më të pastër për të dyfishuar avantazhin. Por fati dhe pasaktësia e lanë Elbasanin ende në lojë.

Barazimi ndez dramën

Dhe vendasit përfituan. Hebaj, shkodrani që tashmë luan për Elbasanin, devijoi topin në rrjetë dhe vendosi baraspeshën.  Por drama e vërtetë sapo kishte nisur.

Në fundin e takimit, Vllaznia gjeti sërish rrugën e rrjetës. Tafili festoi avantazhin, por VAR e thirri arbitrin për rishikim. Perez u konsiderua në pozicion jashtë loje dhe pengues në trajektoren e portierit. Goli u anulua.

Një tjetër gol, një tjetër polemikë

Vllaznia nuk u dorëzua dhe në minutën e gjashtë shtesë besoi se e kishte gjetur golin e fitores. Por edhe këtë herë VAR ndërhyri: Musta ishte në pozicion jashtë loje dhe goli i dytë u anulua. Protestat shpërthyen, ndërsa trajneri i Vllaznisë, Martini, e ndoqi fundin e takimit nga dhomat e zhveshjes pas përjashtimit.

Në fund, një pikë për secilën skuadër, por ndjesi krejtësisht të ndryshme. Elbasani shpëtoi nga një humbje që dukej shumë pranë, ndërsa Vllaznia mbeti me pyetjen e madhe: sa do të kishte ndryshuar gjithçka nëse njëri prej atyre dy golave do të ishte i vlefshëm?

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI