Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Protestat në Milano, 500 parashutistë të ushtrisë zbresin në terren

Lapsi.al 23 October 2026

Protestat në Milano, 500 parashutistë të ushtrisë zbresin

Milano po përgatitet për një tjetër të shtunë protestash, më 24 tetor, pas trazirave të dhunshme të fundjavës së kaluar, kur grupe të rinjsh sulmuan dhe plaçkitën disa dyqane në qendër të qytetit. Autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa në terren pritet të angazhohen edhe 500 parashutistë të ushtrisë, për të mbështetur patrullimet dhe për të parandaluar incidente të reja.

Mediat italiane shkruajnë se shqetësimi kryesor i autoriteteve lidhet me mundësinë që protestuesit e rinj të bashkohen me grupe radikale dhe lëvizje antagoniste, duke rritur rrezikun e përplasjeve me policinë. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që pas episodeve të dhunës të qëndrojnë grupe të organizuara, të cilat mund të kenë koordinuar veprimet e tyre.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi deklaroi se kontrollet dhe hetimet e zhvilluara ditët e fundit kanë ndihmuar në zbulimin e elementeve të reja mbi trazirat. Sipas tij, mbetet për t'u verifikuar nëse bëhet fjalë për veprime spontane apo nëse pas tyre qëndrojnë një ose disa rrjete me shtrirje kombëtare.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kryer kontrolle në disa qytete të Italisë ndaj rreth 100 personave, mes tyre 51 të mitur, të dyshuar për përfshirje në ngjarjet e 17 dhe 18 tetorit. Gjatë operacioneve janë sekuestruar thika, shkopinj, municione, armë të ndryshme, veshje për maskim dhe sende që dyshohet se janë vjedhur gjatë protestave.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala u ka bërë thirrje tregtarëve të mos mbyllin dyqanet nga frika e trazirave të reja. Ai shprehu shpresën që demonstratat të zhvillohen pa incidente, duke theksuar se autoritetet janë të përgatitura për të përballuar situatën.

Organizatorët e protestave kanë njoftuar se do të ndryshojnë mënyrën e grumbullimit, duke bërë të ditur se vendet përfundimtare të takimit do të publikohen në minutat e fundit. Kjo lëvizje pritet ta bëjë më të vështirë parashikimin e itinerarit dhe përmasave të demonstratave.

Prania e ushtrisë në qytet ka hapur gjithashtu debat brenda qeverisë italiane për kompetencat e efektivëve dhe mjetet që mund të përdorin gjatë angazhimit në terren. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka kërkuar më shumë mundësi veprimi për ushtarët, duke sqaruar se kompetencat e tyre mbeten të kufizuara dhe se ata nuk kanë të njëjtat fuqi si forcat e policisë.

Të këshilluara

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI