Flash

Pse eklipsi i kësaj mbrëmjeje është tejet i rrallë

Në Spanjë spektakli i vërtetë. Nuk do të përsëritet tek ne për dekada. Por kujdes, jo me sy nga dielli

Lapsi.al 12 August 2026

Eklipsi i sotëm po tërheq vëmendjen edhe përtej rrethit të apasionuarve pas astronomisë. Nëse moti që në Shqipëri duket i Kthjellët nuk e prish spektaklin, eklipsi diellor i së mërkurës, 12 gusht, do të ofrojë një pamje të rrallë mbi vendin tonë. «Qielli do të ofrojë një nga spektaklet astronomike më mbresëlënëse që prej eklipsit të vitit 1999», theksojnë astronomët.
Për të pasur mundësinë të vëzhgosh një eklips, duhet të ndodhesh në vendin e duhur, sepse brezi i hijes së Hënës është shumë i ngushtë. Kur ajo mbulon Diellin, hija e saj «ka vetëm 100 deri në 200 km gjerësi në sipërfaqen e Tokës».

• Eklipset e plota diellore janë më të rrallat

Eklipsi diellor i 12 gushtit është i plotë, pra përfaqëson «fenomenin më të rrallë dhe më spektakolar» ndër llojet e ndryshme të eklipseve diellore, sipas specialistëve. Ky fenomen ndodh vetëm një deri në tre herë në vit, ndërsa eklipset diellore të pjesshme ndodhin pesë deri në gjashtë herë në vit.
Gjatë këtij momenti, i cili mund të zgjasë nga disa sekonda deri në shtatë minuta, «ndriçimi bie papritur dhe qielli bëhet pothuajse si natën, ndërsa temperatura ulet me disa gradë», duke ndryshuar krejtësisht mjedisin. Edhe kafshët ndalojnë për pak çaste gjatë këtyre momenteve».

• Një fenomen shumë i pazakontë në Evropë

Eklipsi i plotë diellor i 12 gushtit pritet me shumë interes në Evropë, sepse është i pari i këtij lloji i dukshëm në kontinent që nga viti 1999,.
Edhe pse në Shipëri do të jetë i dukshëm vetëm pjesërisht, shkalla e mbulimit të Diellit do të variojë nga 99,7% deri në 89,7%.
Kjo përbën «një shkallë jashtëzakonisht të lartë mbulimi, e cila nuk do të përsëritet në vendin tonë për disa dekada», Eklipsi i ardhshëm i plotë pritet vetëm në fillim të shekullit XXII.
Në fakt, brezi i totalitetit të Hënës — pra zona e Tokës ku projektohet hija e Hënës gjatë një eklipsi të plotë diellor — kalon shumë rrallë mbi territorin tonë. Për këtë arsye, shumica e eklipseve të dukshme  janë të pjesshme.
Ndër shembujt e fundit përmenden eklipsi i gushtit 1999.

Si mund ta shikoni eklipsin në mënyrë të sigurt?

Ekspertët kanë theksuar se është shumë e rëndësishme të mos shikoni Diellin me sy të lirë dhe as të mbështeteni te syzet e zakonshme të diellit, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të syve. Në vend të tyre, rekomandohet përdorimi i syzeve speciale për eklipse, të projektuara posaçërisht për këtë qëllim.

Gjatë eklipsit të vitit 2017, Donald Trump u bë objekt talljesh të shumta pasi u fotografua duke parë lart dhe duke treguar nga qielli gjatë eklipsit diellor pa syze, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura se një veprim i tillë mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të syve. Më vonë, ai vendosi syzet speciale për eklipsin.

Ora për Shqipërinë dhe e veçanta e Spanjës

Orët e sakta që mund të duket nga Shqiperia janë mes 19 30 deri në 20 30 (kliko ketu per te pare orarin nga vendodhja jote). Por i plotë fare ky eklips mund te shihet nga Spanja dhe Portugalia.

Autoritetet vlerësojnë se deri në 6 milionë njerëz mund të udhëtojnë drejt brezit ku do të kalojë eklipsi të mërkurën, i cili shtrihet për rreth 200 kilometra, nga La Korunja, në veriperëndim të Spanjës, deri në ishullin mesdhetar të Majorkës.
Një brez i vogël territori në Portugali, si edhe disa pjesë të Grenlandës dhe Islandës, do të mund të shohin gjithashtu këtë eklips të rrallë të plotë diellor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI