Flash

Rama kapet sërish me blogeret: Ishalla u këputet lidhësja

Lapsi.al 8 June 2026

Edi Rama u shfaq jonormal edhe në antimitingun e organizuar prej tij në Shkodër në Kalanë e Rozafës. Sërish ai u kap me influenceret dhe blogeret e shumta që po bëjnë thirrje për protestë kundër tij.

Rama tha se blogeret dhe influenceret e duan bregdetin e Shqipërisë 'të virgjër', në mënyrë që sipas tij të mund të bëjnë foto 'me bikinit me rrip të hollë'.

“Por ti nuk ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhësen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘inshallah i këputet lidhësja’,” tha Rama.

Rama tha se e kishte pyetur një bloger se përse dilte në protestë dhe ai i kishte thënë se bëhet nami me pëlqime dhe ndjekës në rrjetet sociale, duke nënkuptuar indirekt se protesta ndaj tij është shumë popullore në median sociale. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI