
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave në Tiranë. Gjatë një konference për mediat Rama ka deklaruar se përgjegjësia do të shtrihet edhe te ata që e kanë nxitur atë.
Rama u shpreh se personat që kanë kryer drejtpërdrejt akte dhune do të përballen me përgjegjësi penale, ndërsa frymëzuesit e tyre do të mbajnë përgjegjësi financiare. Kryeministri i cilësoi protestat e dhunshme si një formë “terrori urban” dhe akuzoi lëvizjen ANTIFA se synon gjunjëzimin e shtetit dhe nxitjen e përçarjes fetare në Shqipëri.
“Protesta qëllimet, arsyet dhe mbi të gjitha nevoja të asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të qeverisë për shtrenjtimin e kostove të jetesës, janë fokusi absolut i qeverisë dhe do të ishte edhe më mirë që të kishim një dialog që kanë këto nevoja që të adresojnë këto nevoja. Ne çështje orësh e ditshësh do të prezantojmë reflektimin për atë që se çfarë po na thotë kjo pjesë e shoqërisë, ku sheh nevojën dhe mënyrën për ta bërë këtë qeveri edhe më të vëmendshme. Të gjithë ata që ushtrojnë dhunë, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv dhe i përqendruar apo i zgjatur terrori urban, mbi bizneset, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar, kush mendoj që maskohet pas studentit dhe bën punën e atyre që duan Shqipërinë e përçarë nga ana fetare duhet ta ketë të qartë që jo vetëm nuk do ia dalë, por do të paguajë në një sërë formash”, tha Rama.