
Protestuesit e Partisë Demokratike janë pozicionuar para Kryeministrisë, ku kanë nisur tubimin kombëtar të thirrur nga opozita në mbështetje të studentëve, pedagogëve dhe bizneseve të vogla e të mesme. Në fokusin e protestuesve kanë qenë që në momentet e para shiltet e vendosura rreth sofrës së dialogut të thirrur nga kryeministri Edi Rama, duke e kthyer këtë simbol të ftesës së tij për bisedime në një nga pikat e para të reagimit të tyre.
Protesta e PD-së zhvillohet në një kohë kur studentët dhe gjimnazistët vijojnë të kundërshtojnë qeverinë, ndërsa opozita ka zgjedhur t’i bashkohet revoltës me një tubim kombëtar përpara godinës së Kryeministrisë.