
Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në Gramsh. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.
Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar. Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.