Flash

Ervin Demo si Hekuran Isai tenton të trembë protestuesit: Ju njohim edhe pas maskave

Lapsi.al 24 October 2026

Ervin Demo si Hekuran Isai tenton të trembë protestuesit: Ju njohim

Ervin Demo doli sot krah Edi Ramës për të frikësuar protestuesit njësoj si Hekuran Isai, ministri i fundit i brendshëm i regjimit komunist në Shqipëri. Demo ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologjinë për të përshpejtuar identifikimin e personave që kanë kryer akte dhune gjatë protestave në Tiranë, edhe në rastet kur ata janë përpjekur të fshehin identitetin përmes maskave. Sipas tij, procesi i identifikimit po avancon me shpejtësi, falë përpunimit të pamjeve filmike nga burime të ndryshme.

“Edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave, ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë të gjithë protestuesit, të cilët kanë kryer akte dhune”, u shpreh Demo, duke theksuar se ky proces do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Ministri bëri të ditur se autoritetet po analizojnë qindra orë filmime, të siguruara nga rrjetet sociale, kamerat e televizioneve dhe kamerat e institucioneve. Sipas tij, përpunimi i këtij materiali vetëm përmes burimeve njerëzore do të ishte një proces i vështirë dhe i ngadaltë, ndërsa përdorimi i teknologjisë po ndihmon në përshpejtimin e identifikimit të personave të përfshirë në akte dhune.

Demo iu referua edhe pamjeve publike ku shfaqen persona pjesërisht të maskuar, duke theksuar se një pjesë e materialeve janë publikuar nga vetë individët në rrjetet sociale, ndërsa të tjera janë regjistruar nga mediat dhe kamerat e institucioneve.

“Policia e Shtetit është shumë e qartë për sa i përket detyrës që ka, për të sjellë përpara prokurorisë të gjitha ato çështje që do të ndërtohen për të gjithë personat të cilët kanë kryer dhunë kundër institucioneve dhe pronës private”, deklaroi ministri.

Procesi i identifikimit, sipas tij, do të vijojë deri në dokumentimin e rasteve dhe referimin e tyre pranë prokurorisë. Synimi i autoriteteve është që personat e dyshuar për dëmtimin e institucioneve publike dhe pronës private të identifikohen përmes provave filmike dhe të përballen me procedurat ligjore përkatëse.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI