Flash

“Rama të ikë sa më parë”/ Qytetari shprehet: Shtatori do ta shkundë këtë pushtet të inkriminuar

Lapsi.al 4 September 2026

Përpara godinës së GJKKO-së po mbahet protestë, pasi sot zhvillohet seanca për masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar. Qytetarët kanë thirrur në kor “Rama në burg, protestuesit të lirë”, “Protestuesit nuk janë vetëm” etj.

Qytetarët u shprehën se Rama duhet të largohet sa më parë nga pushteti, duhet të bëhen dhe ndryshime në Kushtetutë.

"Jam në protestë, sepse e shoh të padrejtë arrestimin e aktivistëve. Unë kam dalë thuajse përditë dhe jam penduar për ditët që nuk kam dalë. Besoj se sistemi do ndryshojë. Ndryshimi do të ndodhë, jam shumë i sigurt. Më 7 shtator do ketë masivitet. Do ketë masivitet, sepse nuk ka tavolinë që nuk flet për këtë protestë. Qytetarët kanë kuptuar se shumica është fiktive dhe përmes shumicës fiktive duan të jenë në qeveri.

Ky revolucion është një ngritje e shoqërisë dhe efektet i ka dhënë. Duhet të ikë Rama sa më parë, më pas të ketë ndryshime në Kushtetutë, që vendi të qeveriset në mënyrë demokratike. Ligji për mbrojtjen e zonave të mbrojtura duhet të ndryshojë. Qeveria duhet të kuptojë se mbrojtja e natyrës është një e drejtë themelore. Kjo, sepse është një vend, që ka degraduar nga ana e natyrës. Shtatori do shkundë këtë pushtet të inkriminuar", tha një protestues.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI