Flash

Zjarri në Lezhë, rreth 200 hektarë të djegura në dy fshatra

Lapsi.al 4 September 2026

Vijon ndërhyrja për shuarjen e plotë të zjarrit që ka përfshirë fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët mendohet se janë përshkuar dhe djegur rreth 200 hektarë sipërfaqe në të dy fshatrat. Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga zjarri po evidentohen nga forcat e Emergjencave Civile të bashkisë Lezhë.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete, konkretisht:

2 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë, me 12 forca;
21 forca zjarrfikëse të Ministrisë së Mbrojtjes, me 3 mjete zjarrfikëse;
90 efektivë të Forcave të Armatosura;
8 punonjës të shërbimit pyjor;
6 forca të Njësisë Administrative;
3 forca të Emergjencave Civile të bashkisë;
12 forca vullnetare. Forcat në terren vijojnë punën për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa paralelisht po punohet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI