
Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në formë simbolike për të injoruar kërkesën e tij për dialog, protestuesit i kanë vënë flakën një karrige.
Më herët gjatë paradites, para Kryeministrisë ishin mbledhur pedagogë dhe studentë.
Sot është dita e tetë e protestës studentore.