Flash

Dënohet me 10 vite burg për krime lufte një person në Pejë

Lapsi.al 21 October 2026

Dënohet me 10 vite burg për krime lufte një person në

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim Millorad Gjokoviqin për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatrat përreth në rajonin e Pejës.

Gjokoviq u arrestua në qershor të vitit 2022. Në atë kohë, autoritetet thanë se Gjokoviq është shtetas i Kosovës nga fshati Vitomiricë i Pejës.

Trupi gjykues tha se Gjokoviqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.

Në qershor të vitit 2023, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Gjokoviqit ku thuhej se i pandehuri më 7 maj të vitit 1999, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, fillimisht rrethuan fshatin Ozdrim në komunën e Pejës, dhe më pas nisën një ofensivë ushtarake - policore, “duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç’rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë”.

“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale më 23 qershor 2023.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë, përfshirë edhe aktakuza në mungesë.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-’99.

Ndërsa, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga kjo luftë./rel 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI