Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

San Marino, Maran kërkon të rregullojë golavarazhin: Shqipëria ka shansin e fundit, para sfidave direkte

Humbja me Finlandën i ka komplikuar pozitat e Shqipërisë për vendin e parë në Grupin C1, edhe pse natyrisht objektivi është krejt i arritshëm.

Lapsi.al 6 October 2026

San Marino, Maran kërkon të rregullojë golavarazhin:

Humbja me Finlandën i ka komplikuar pozitat e Shqipërisë për vendin e parë në Grupin C1, edhe pse natyrisht objektivi është krejt i arritshëm. Por për ta bërë duhen fitore e gola, duke filluar nga San Marino të martën, shansi i fundit për të përmirësuar golavarazhin, para sfidave direkte.

Prej kohësh tashmë golat e shënuar janë një nga kriteret që vendosin pozicionimet e skuadrave, por ndoshta sepse nuk para jemi gjendur në situata që kërkonin golavarazhin, apo sepse thjesht nuk kemi mendësinë e duhur për të arritur, fakt është se në ndeshjet ku duhet të bëjmë goleada, bëjmë më keq se të gjithë kundërshtarët me të cilët masim forcat. Në dritët e rrëzimit në Helsinki, pa marrë parasysh faktorët, e shohim veten në ndjekje të Finlandës, skuadra e vetme e pamundur në Grupin C1.

Për të fituar grupin duhet ose të bëjmë 9 pikë në 3 ndeshjet e mbetura, ose të shpresojmë që Finlanda do të ndalet në Bjellorusi, sepse favore nga San Marino nuk është se pret njeri. Favoret në fakt San Marino mund t'i ofronte vetëm për numër golash, por aty dështuam në mision, të kaluar si nga Bjellorusia që i shënoi 4, ashtu dhe Finlanda që shkaktoi tërmetin e 7 golave. Shqipëria u ndal në shifrën më të zakonshme, në precedentët me San Marinon, 3. Edhe në këtë rast, shpëtuam mirë në pjesën e dytë pa pësuar ngushtimin e rezultatit, me një skuadër gjysëm amatore. 

6 gola në 3 ndeshje nuk është statistikë e keqe, por çështja është se golat mund të kenë rëndësi nëse pikët në fund do të na barazojnë me një apo të dy kundërshtarët tanë dhe për momentin jemi në avantazh vetëm ndaj njerëzve të Goncharenkos, 6-2 kunddrejt 4-2, por nëse duam vendin e parë, duhet të kalojmë Finlandën që vrapon me golavarazhin 9-1. Kjo është edhe arsyeja, përse të martën, edhe për të fshirë shijen e hidhur të humbjes në Helsinki, të besuarit e Rolando Maran, duhet të luajnë për lojë e gola, duke shpresuar që në dy ndeshjet e nëntorit gjërat të jenë të qartë për atë që duhet të kalojmë për të marrë kualifikimin.   

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI