Flash

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën e rëndë në SHISH

Lapsi.al 24 September 2026

Grupi parlamentar i PD ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të sotëm dhe që të jenë në fokus diskutimet për situatën e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) pasi Vlora Hyseni u la në 'arrest shtëpiak' dhe u shkarkua nga detyra. Në dokumentin drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkon heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente, përkatësisht me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Demokratët kërkojnë që kryeministri Edi Rama të japë shpjegime lidhur me situatën e krijuar në shërbimin informativ.

“Nëpërmjet këtyre veprimtarive të paligjshme, shtetasja Vlora Hyseni ka dëmtuar rëndë besimin e publikut tek institucionet shtetërore, ashtu si edhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë te shteti shqiptar, ka cenuar sigurinë kombëtare, si dhe sigurinë e aleatëve të NATO-s. Është rast unik dhe i paprecedent në historinë e Shqipërisë që Drejtori i SHISH vendoset në dy masa sigurimi personal, pasi ekzistojnë të dhëna, indicie dhe prova bindëse se ka ndihmuar Ergys Agasin…”, theksohet në kërkesë. Kërkesa e demokratëve vjen pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës, në kuadër të hetimeve të SPAK për Ergys Agasin dhe aferën AKSHI. Pas këtyre zhvillimeve, ajo u shkarkua nga detyra.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI