Flash

Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras/ Sekuestrohen 338 doza lëndë narkotike

Lapsi.al 23 September 2026

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike në doza në Mamurras. Në pranga është vënë Denis Shytaj. Sipas policisë, të riut iu gjetën 338 doza kanabisi, një pjesë e tyre në trajtë gelato, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet. Droga u gjet e fshehur në një objekt të improvizuar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, operacioni antidrogë i koduar “Target 4”. Sekuestrohen 338 doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet. Vihet në pranga 26-vjeçari që shiste lëndët narkotike në Mamurras. Lëndët u gjetën të fshehura në hyrje të qytetit.

Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Target 4”, gjatë të cilit, pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, u dokumentua veprimtaria kriminale e një shtetasi, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike. Konkretisht, u arrestua shtetasi D. Sh., 26 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimi dhe ndjekja intensive e këtij rasti, në hyrje të qytetit, në një objekt të improvizuar, u gjetën të fshehura nga 26-vjeçari, dyshohet me qëllim shitjen në Mamurras, 194 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 144 doza të kësaj lënde në trajtë gelato me përqindje të lartë THC-je, sasi e së njëjtës lëndë, sasi e lëndës narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI