Flash

Trump: Të gatshëm të ndihmojnë Venezuelën pas tërmeteve shkatërrimtare

Lapsi.al 25 June 2026

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Venezuelën, e goditur nga një tërmet i dyfishtë shkatërrues, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

“Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e madh të Venezuelës ishin të dy me magnitudë të jashtëzakonshme dhe rezultuan në një numër të tmerrshëm vdekjesh”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta të ndihmojnë!” vazhdoi ai, duke shtuar se “ne do të qëndrojmë me miqtë tanë të rinj të shkëlqyer”. Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën. Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas. Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit. Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI