Flash

Vendi i fundit në FIFA, e gjithë San Marino kushton sa kartoni i Hysaj, habit Gjimshiti: “Nuk është e thjeshtë”

Shqipëria përballet me San Marinon nesër në orën 20.45, për ndeshjen e dytë të Nations League, në grupin C1, në një ndeshje ku përvec fitores është i nevojshëm edhe golavarazhi.

Lapsi.al 28 September 2026

Shqipëria përballet me San Marinon nesër në orën 20.45, për ndeshjen e dytë të Nations League, në grupin C1, në një ndeshje ku përvec fitores është i nevojshëm edhe golavarazhi. Kuqezinjtë duhet të rikuperojnë sa më shumë diferencën e golave që e ndan me Finlandën, që pikërisht San Marinon e mposhti 0-7. Të besuarit e Rolando Maran do të gjejnë përballë skuadrën më të dobët aktualisht në planet, e fundit në renditjen FIFA, në vendin e 211 dhe me gjithë lojtarët e kombëtares së vendit të vogël me rreth 34 mijë banorë që nuk kushtojnë sa sa kartoni i Elseid Hysaj (1.2 mln euro sipas transfermarkt). 

Kjo është edhe arsyeja që deklarata e kapitenit Berat Gjimshiti, në konferencën për shtyp para ndeshjes duket si një modesti e tepruar: “Nuk është e thjeshtë. Përqëndrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100%. Dhe më shumë në këto ndeshje ku pritet që Kombëtarja jonë të ketë kontrollin e lojës. Shumica besojnë se do jetë ndeshje e thjesht, por nuk do jetë ashtu aspak. Varet nga ne, a e bëjmë të thjesht apo jo”.

Respekti për kundërshtarin sigurisht që nuk duhet të mungojë, por bashkë me të nuk mund të vijë edhe pyetja. Cila ndeshje nëse jo kjo është e thjeshtë? Ndoshta për këtë lloj pasigurie apo kortezie në fjalë fshihet momenti delikat i tranzicionit të kaluar nga Sylvinho te Maran e ato pesë humbje radhazi, të ndërprera nga fitorja në debutim kundër Bjellorusisë: “Ishin humbje të shumta, jo periudhë të mirë. U kthyem në këto lojëra që janë shumë të rëndësishme. Nations League na jep opsion për Europianin. Hapi i parë ishte kjo ndeshje e fundit, ku zhvilluam një lojeëtë mirë dhe fituam me meritë. Synimet janë të forta, duam vendin e parë dhe duhet të përmirësohet gjithë grupi që të luajë bashkë dhe të japë 100% për 90 minuta. Në këtë nivel, shumë shpejt ndryshon loja nëse gabon”.

Pastaj për kundërshtarët, Gjimshiti ka një njohje të pakët, ashtu si sqaron vetë: “E njoh sulmuesin, besoj e ka emrin Nani. Kam luajtur kundër, fizikisht është i madh. 1.9 si unë, e mban shumë mirë topin. Në Itali kur nuk ke ndeshje brenda javës, bën miqësore me skuadra të Serisë C dhe D. Sulmuesit janë ato me më tepër kualitet, nuk është e thjesht të luash kundër tyre. Duhet të jesh i fokusuar 100% sepse mund të ndodhë çdo gjë në futboll”.

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI