Flash

Vendimi i Hagës, qëllohet me gurë godina e qeverisë në Kosovë

Lapsi.al 16 September 2026

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për liderët e UÇK-së.Pasi kanë goditur dhe dëmtuar godinën, një nga protestuesit është arrestuar.

Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.

 
Më pas ata janë zhvendosur edhe para ndërtesës së Parlamentit.

Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI