Flash

VIDEO/ Grindet me gruan, shkatërron gjysmën e shtëpisë me ekskavator 

Lapsi.al 29 May 2026

Një 48-vjeçar nga Pensilvania është arrestuar pasi akuzohet se shkaktoi dëme të mëdha në shtëpinë e familjes së tij duke përdorur një ekskavator. Shkak u bë një sherr me gruan e cila pak minuta më parë i kishte thënë se “martesa e tyre kishte mbaruar”. 

Sipas policisë, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre ishin brenda në shtëpi në momentin e incidentit. Sipas autoriteteve, Eric Pierwsza përdori një ekskavator për të shkatërruar një pjesë të shtëpisë. Hetuesit besojnë se dëmi është aq i rëndë sa janë ngritur shqetësime në lidhje me integritetin strukturor të ndërtesës. Pamjet me dron treguan shkallën e shkatërrimit.

Banorët vendas shprehën tronditje për atë që ndodhi. Një fqinj u tha mediave: “Mendoj se është i çmendur. Kjo është arsyeja pse unë nuk pi.” Një tjetër banor bëri shaka: “Do të doja ta dija saktësisht se çfarë tha, në mënyrë që të sigurohesha që të mos e thoja kurrë. Jam i martuar prej 42 vitesh, por kurrë nuk e kam kërcënuar se do ta shemb shtëpinë.”

Gruaja e Piervszës i tha policisë se burri u kthye në shtëpi pas një nate konsumi të alkoolit dhe filloi të grindej me të. Kur ajo i njoftoi atij se martesa e tyre kishte mbaruar, hetuesit raportojnë se ai iu përgjigj me kërcënimin: "Nëse mbaron, do ta shemb shtëpinë".

Disa minuta më vonë, sipas policisë, 48-vjeçari hipi në ekskavator dhe filloi të shembte pjesë të shtëpisë, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij ishin ende brenda. Efektivët e urgjencës thanë se mund të dëgjonin zëra dhe zhurmën e ekskavatorit gjatë telefonatës në 911.

Hetuesit shtojnë se kur shkatërrimi ndaloi, Piervsja u kthye brenda në shtëpi, mori një çantë palestre dhe u largua me makinë drejt Fawn Township përpara se të arrestohej. Ai akuzohet për shkatërrim, rrezikim të të tjerëve përmes sjelljes së rrezikshme dhe prishje të qetësisë. Gruaja e tij gjithashtu kërkoi një urdhër mbrojtjeje pas incidentit. Një seancë paraprake për çështjen është planifikuar për 9 qershor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI