Flash

Qeveria tërhiqet nga bashkimi i Tatimeve me Doganat

Lapsi.al 29 March 2018
Qeveria tërhiqet nga bashkimi i Tatimeve me Doganat

Edhe pse e konsideroi si një nga reformat kryesore në administratën publike, qeveria është tërhequr nga bashkimi i Tatimeve dhe Doganave në një agjenci të vetme.

Kjo tërheqje vjen pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rishikuar këtë nisëm. Burime për TvKlan bëjnë me dije se është rënë dakord që të dy administratat të vijojnë punën, të pavarura nga njëra-tjetra.

Mësohet se shkak i rishikimit të vendimit është edhe përmirësimi i punës së dy agjencive në vetvete, e se bashkimi i të dyjave do të sillte një çorientim në mbledhjen e taksave, apo ulje të të ardhurave në buxhet.

Vetë FMN në muajin tetor të vitit 2017 kërkoi rikonsiderim të kësaj nisme dhe vlerësoi se ky proces do të kishte risqe të mëdha për buxhetin e shtetit.

Në programin e qeverisë Rama, krijimi i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave ka zënë vend që në mandatin e parë, por as 4-vjeçarin e shkuar nuk mundi të realizohej.

Reforma në këtë administratë synonte shkurtimin e procedurave të biznesit, uljen e korrupsionit dhe monitorimin më të mirë të punonjësve pranë këtyre autoriteteve.

Të këshilluara

Tenton vetëvrasjen një vajzë në Fier

Një 17-vjeçare u plagos me armë zjarri në banesën e saj në Fier dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia njofton se 17-vjeçarj...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI