Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Debati për fushatën e LGBTI nëpër shkolla, reagon zyra e BE Tiranë

Lapsi.al 30 March 2018
Debati për fushatën e LGBTI nëpër shkolla, reagon zyra e BE

Në lidhje me debatin e zhvilluar ditët e fundit për edukimin e të drejtave të komunitetit LGBT në shkolla reagoi edhe delegacioni i BE-së  në Tiranë. Përmes një deklaratë për shtyp thuhet se delegacioni i Bashkimit Evropian ka ndjekur nga afër debatin e ko hëve të fundit mbi edukimin për të drejtat e njeriut dhe bulizmin në shkolla, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes kundër komunitetit LGBTI.

“Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, pikëpamjet politike, origjinën etnike, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin e tij seksual. Ne besojmë fuqimisht në këto parime dhe i promovojmë dhe mbështesim ato në mbarë botën. Ne gjithashtu dënojmë me fjalët më të forta të mundshme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format ose manifestimet e tyre.

Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Të këshilluara

Zhduket totalisht një fshat shqiptar...

Fenomeni i rrëshqitjes së tokës është përhapur në të gjitha zonat e Shqipërisë. “Fiks Fare” udhëtoi drejt fshatit Blinisht në zonën e Repsit. Fshat që thuajse ë...

21:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI