Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dëbimi i diplomatëve shqiptarë nga Rusia, vjen reagimi i ministrisë së Jashtme

Lapsi.al 30 March 2018
Dëbimi i diplomatëve shqiptarë nga Rusia, vjen reagimi i

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njoftoi zyrtarisht para pak minutash se ambasadori shqiptar në Moskë u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse, ku iu komunikua shpallja ‘non-grata’ e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Rusi.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, ministria thekson se ky vendim i Rusisë pritej, dhe se dëbimi i dy zyrtarëve të ambasadës ruse në Tiranë katër ditë më parë erdhi pasi Shqipëria u bashkërendit me aleatët strategjikë në një reagim kolektiv për sulmin kimik të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe.

Deklaratë për Shtyp e MEPj:

Me datë 30 mars 2018, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury.  Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të  marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Të këshilluara

(VIDEO) "Narkoflota ajrore fillon punën"

Sali Berisha publikoi pasditen e sotme një video ku duket një avion që fluturon mbi plazhin e Divjakës. Sipas denoncuesit, filmimi i këtij avioni është bërë ...

18:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI