Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Goditet grupi kriminal i grabitjeve të banesave në Belgjikë, 8 shqiptarë në pranga

Lapsi.al 30 March 2018
Goditet grupi kriminal i grabitjeve të banesave në Belgjikë, 8

Policia ka goditur një grup kriminal shqiptar të grabitjeve, kryesisht në Belgjikë, duke arrestuar 8 persona. Në një deklaratë për mediat, policia dhe prokuroria thanë se operacioni u krye në bashkëpunim me autoritet belge duke arrestuar 3 persona në Shqipëri dhe 5 persona në Belgjikë.

Personat dyshohet se kanë vjedhur rreth 30-40 banesa. Ndërkohë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 8 shqitpare, tre në vebndin tonë dhe 5 në Bruksel. Gjatë operacionit u sekuestruan sende në cilësinë e provës materiale si bizhuteri, aparatë celularë, materiale të tjera elektronike, orë të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Në Shqipëri u arrestuan tre persona

Në zbatim të letër porosisë të dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28-29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit:

1-Ilmi Vila 37 vjeç

2-Alerio Dushku 31 vjeç

3-Albert Arra 22 vjeç

Në Belgjikë u arrestuan pese persona: 

1-Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;

2-Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;

3-Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;

4-Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;

5-Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI