Flash

Kallëzohet penalisht kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, akuzohet për shpërdorim detyre

Lapsi.al 5 April 2018
Kallëzohet penalisht kryetari i bashkisë së Rrogozhinës,

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini.

Bëhet e ditur se kallëzimi është bërë për “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 te kodit penal.

IKMT thotë se Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.

“Të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”, - thuhet në njoftimin e IKMT.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI