Flash

Plas sherri në PS, Majko përplas karrigen dhe largohet nga Kuvendi pas rrëzimit të amendamentit

Lapsi.al 5 April 2018
Plas sherri në PS, Majko përplas karrigen dhe largohet nga Kuvendi pas

Edhe pse opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend, kjo nuk i ka shmangur incidentet në sallë. Debati brenda shumicës ka nisur gjatë procesit të votimit të ligjit për Diasporën.

Shkak është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni në këtë ligj dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar të PS-së.

Fillimisht Mimi Kodheli e më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin në fjalë me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet. Në votim, 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër, por rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.

Projektligji "Për diasporën", ka qenë i pesti në rendin e ditës së Kuvendit, ndërsa nuk dihet se cili ishte amendamenti që deputeti Shamti ka propozuar për tu rregulluar.

Kliko këtu për projektligjin: PER-DIASPOREN

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI