Flash

Gjuriç vjen sërish sot në Kosovë, Prishtina i miraton lejen

Lapsi.al 7 April 2018
Gjuriç vjen sërish sot në Kosovë, Prishtina i miraton

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dhënë leje që drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjurië, të vizitojë Kosovën, të shtunën dhe të dielën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjuriçit i është dhënë leje të vijë në Kosovë për Pashkët ortodokse.

“Kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit, me rastin e festës së Pashkëve ortodokse” ”, ka thënë Zyberaj për Kallaxo.com.

“Pa marrë parasysh se është zyrtar, ai, si çdo secili pelegrin tjetër, e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, ka shtuar ai. Zyberaj ka thënë se Gjuriçi do t’i respektojë rregullat gjatë vizitës së tij.

“Rregullat do t’i respektojë pasi është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai. Më 26 mars, Gjuriç ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore e pastaj është dëbuar në Serbi, për shkak se kishte hyrë në Kosovë edhepse nuk i ishte lejuar vizita. Ky veprim ka shkaktuar indinjatë tek serbët e Kosovës dhe sidomos në Beograd. Në shenjë, Lista Serbe e cila kontrollohet nga Beogradi, ka marrrë vendim të dalë nga koalicioni qeverisës në Kosovë.

Të këshilluara

Trau që ndau Shqipërinë dhe Kosovën

Tarifa e re në Rrugën e Kombit ka minuar përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë dhe Kosovës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik. E ardhmja do të jet...

08:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI