Flash

Tentoi të djegë me benzinë klinikën gjinekologut, pranga të riut në Vlorë

Lapsi.al 8 April 2018
Tentoi të djegë me benzinë klinikën gjinekologut, pranga

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë klinikën e Shefit të Gjinekologjisë në Vlorë, Beikush Shehu.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Musto Kapaj, banues në Gjorm.

NJOFTIMI I POLICISë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ’24 Maji’, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.

Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë’, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Lezhë

Të shtëna me armë ka patur mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Nga të dhënat e para mësohet se një polic ka ndaluar një person për t’i kontrolluar dokumentat ...

15:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI