Flash

FOTO/ Kjo është makina e djegur e gjetur në Fushë-krujë që dyshohet se u përdor për vrasjen e Mujollarit

Lapsi.al 11 April 2018
FOTO/ Kjo është makina e djegur e gjetur në Fushë-krujë

Gjendet një automjet i djegur në fshatin Gramëz në Fushë-Krujë. Dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë.

Policia po kryen veprimet hetimore por nga informacionet e para mësohet se makina është djegur tërësisht. Deshmitarët thonë se Mario Majollari u qëllua nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Jashtë kameras ata u shprehën për Ora News se kanë dëgjuar tre të shtëna dhe dyshohet se është përdorur një pistoletë.  Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 prill 2018) në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç" informoi dje policia.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes por nuk përjashtohen pistat e tjera. Mario Majollari është djali i Avni Majollarit i dënuar në mungesë në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në vitin 2000 në zonën e Dajtit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI