Flash

Kapen 2 shqiptarë në Itali me 30 kg heroinë

Lapsi.al 12 April 2018
Kapen 2 shqiptarë në Itali me 30 kg heroinë

Një laborator heroine u zbulua nga policia italiane e Padovës në Itali ku 2 shqiptarë u vunë në pranga. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por ata janë të moshave 41 dhe 34-vjeç, me banim në Viçenca. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet nisën pas lëvizjeve të disa personave të njohur për policinë për precedentë në trafikun e drogës.

Ata çuan në identifikimin e një vile në Rampazo ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës. Shqiptarëve iu gjet 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI