Flash

Kosovari kapet me tre pistoleta ne pikën kufitare të Morinës

Lapsi.al 15 April 2018
Kosovari kapet me tre pistoleta ne pikën kufitare të Morinës

 

Tre pistoleta, tip "Glock" si dhe 25 fishekë iu gjetën një shtetasi nga Kosova që udhëtonte drejt Shqipërisë këtë të dielë. Hamdi Mavriqi, 44 vjeç nga Prishtina, udhëtonte me një makinë tip Seat, kur u ndalua në pikën kufitare dhe u përzgjodh nga policët për t'u kontrolluar.

"Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë" thuhet në njoftimin e policisë. Nuk ka informacion për çfarë qëllimi po futeshin armët në Shqipëri, por i arrestuari është marrë në pyetje për të zbuluar bashkëpuntorët e mundshëm.

Të këshilluara

PD, nuk pranohen propozimet e kritikëve

Pas 5 orë debatesh kryesia e Partisë Demokratike ra dakord të shtunën në mbrëmje për një dokument politik që do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të kësaj force ...

17:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI