Flash

Xhafaj flet me tone të ashpra nga Elbasani: Policia do tua nxijë jetën kriminelëve

Lapsi.al 16 April 2018
Xhafaj flet me tone të ashpra nga Elbasani: Policia do tua nxijë

Me tone të forta, nga Elbasani, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka garantuar qytetarët se policia është e angazhuar tërësisht në plotësimin e sfidave të saj të mëdha për jetën dhe sigurinë në vend dhe luftën për goditjen e grupeve kriminale.

“Policia është para disa sfidave të rëndësishme për rendin dhe sigurinë, për luftën kundër krimit të  organizuar dhe parandalimin e fenomeneve të terrorizmit. Ky prioritet i qeverisë, edhe në një plan masash për luftën kundër krimit, dhe operacioni “Forca e ligjit” është fokusuar te goditja e grupeve kriminale, që cenojnë jetën e përditshme, ekonominë dhe imazhin e vendit. Ju them sot që ky është operacion i suksesshëm, në pak muaj kemi skeduar të gjitha grupet kriminale që janë në vend, apo ushtrojnë veprimtari edhe jashtë vendit, jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë por në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme, kemi goditur 7 të tilla me 100 persona të arrestuar drejtues apo anëtarë të tyre. Ata personalisht, por edhe asetet kriminale të krijuara prej tyre nga kjo veprimtari. Në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë, po punojmë për to, për të dokumentuar që shumë shpejt ti vëmë para përgjegjësisë penale, shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Policia do tua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë” - tha Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI