Flash

Hapja e negociatave, Bregu uron shqiptarët, ngushëllon Bashën...

Lapsi.al 17 April 2018
Hapja e negociatave, Bregu uron shqiptarët, ngushëllon Bashën...

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me BE-në.

“Ajo çka vlerësoj që është shumë pozitive, e pritshme dhe që më në fund Shqipëria ia arrin, është propozimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Sesi do vijojë më pas kjo histori deri në miratimin e propozimit apo vendimit të cilin duhet ta marrin pastaj vendet anëtare në qershor, shpresoj shumë në qershor, por në mos në qershor brenda këtij viti të paktën, kjo sigurisht mbetet akoma për tu parë”,- thekson Bregu.

Ish-ministrja demokrate thotë se drejtësia do të vijojë të jetë reforma kryesore që do të certifikojë ose jo progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka edhe një thumb për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

"Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian! Kushedi çdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!”, shkruan Bregu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI