Flash

Hapja e negociatave, flet Basha: Nuk është koha për festë, ka vende skeptike për Shqipërinë

Lapsi.al 17 April 2018
Hapja e negociatave, flet Basha: Nuk është koha për festë,

“Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë”.

Me këto fjalë e nis një reagim të gjatë në rrjetet sociale kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Basha e vijon me një vërejtje.

“Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit” – thotë Basha duke cituar edhe emra.

“Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit” – shkruan Basha. Ai bën një listim të gjatë të takimeve në Bundestagun gjerman me shpresë thotë ai se në qershor do të mbështesin hapjen e negociatave.

“Shpresoj që edhe Franca dhe Hollanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së” – e mbyll Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI