Flash

Nis Vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, hetim në burimin e pasurisë

Lapsi.al 17 April 2018
Nis Vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani,

Pas tre gjyqtarëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvendoset në radhët e prokurorëve. KPK  kalon në ‘sitën’ e vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani e cila është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Seanca e KPK nisi në orën 11:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Bungo dhe Pamela Qirko. Relatorja Genta Bungo u shpreh se hetimi paraprak i pasurisë është kriter i mjaftueshëm.

Rezulton se nuk ka fshehje të pasurisë por nga analiza e të ardhurave konstatohet se s'ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerje e apartamentit dhe dy garazheve në Tiranë. E njëjta gjë ndodh edhe për blerjen e makinës.

"Subjekti i është nënshtruar procedurave me përparësi për shkak se është kandidate për KLP. ILDKPI ka kryer kontroll të plotë të pasurisë në vite dhe ka arritur në përfundim, se Nikëhasani ka kryer deklarim të saktë.  Hetimi është përqëndruar në burimin e ligjshëm të pasurive. Nuk ka fshehje të pasurisë. KPK kreu një hetim të thellë dhe ka konkluduar." - tha gjyqtarja Genta Bungo. 

Pasurite e prokurores:

Apartament 90 mijë euro në Tiranë,

Shtëpi banimi në Lezhë, 28 mije euro

Njësi shërbimi në Lezhë

Një automjet 'Toyota' me vlerë rreth 19 mijë

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të largojë nga sistemi gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI